Vetëvendosje merr mbi 60 mijë vota në Prishtinë, një muaj pasi aty fitoi Përparim Rama i LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet nacionale në vend. Me 49.28%, ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës. Vetëvendosje madje arriti që të marrë përqindjen më të madhe edhe në Prishtinë, në komunën që një muaj më parë e fitoi Përparim Rama i LDK-së. Në Prishtinë, Vetëvendosje mori mbi…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë zgjedhjet nacionale në vend.
Me 49.28%, ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.
Vetëvendosje madje arriti që të marrë përqindjen më të madhe edhe në Prishtinë, në komunën që një muaj më parë e fitoi Përparim Rama i LDK-së.
Në Prishtinë, Vetëvendosje mori mbi 60 mijë vota apo përkthyer në përqindje mbi 50%.
Një muaj më parë, Hajrullah Ceku i Vetëvendosjes nuk arriti t’i marrë mbi 44 mijë vota në Prishtinë, e kësisoj humbi garën me Ramën./Lajmi.net/
