“Ma ke bërë dy herë follow, s’ta kam kthyer”, Hygerta e vë në siklet Labin, ky bën sikur s’e mban mend

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta, e ka vënë në siklet Labin gjatë mbrëmjes së fundit, teksa të dy ndodheshin në dhomën e ndjenjës. Ajo i përmendi një situatë nga jashtë shtëpisë, e cila solli menjëherë reagime dhe diskutime mes tyre. Hygerta ia kujtoi hapur Labit një veprim në rrjetet sociale, duke i thënë:…

ShowBiz

29/12/2025 09:19

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta, e ka vënë në siklet Labin gjatë mbrëmjes së fundit, teksa të dy ndodheshin në dhomën e ndjenjës.

Ajo i përmendi një situatë nga jashtë shtëpisë, e cila solli menjëherë reagime dhe diskutime mes tyre.

Hygerta ia kujtoi hapur Labit një veprim në rrjetet sociale, duke i thënë: “Ma ke bërë dy herë follow, unë nuk ta kam kthyer”.

Nga ana tjetër, Labi u shfaq i habitur dhe u bë sikur nuk e mbante mend një veprim të tillë.

Biseda vijoi edhe në prani të banorëve të tjerë: Hygerta thotë: “Më ka bërë dy herë follow, s’ia ktheva”.

Ludo Lee thotë: “Ti krejtve ua ke bërë follow a?”

Labi: “Ndoshta po”.

Hygerta thotë: “Si ndoshta, mos me thuaj mua ndoshta. Më ke bërë follow, s’ta ktheva, e hoqe, më bëre prapë, s’ta ktheva, prandaj më more inat dhe mu sule”.

Labi më pas thotë: “E kam parë listën nëpër medie dhe i kam bërë”.

Situata u komentua edhe nga banorët e tjerë, ndërsa momenti u konsiderua si një nga episodet më të sikletshme të mbrëmjes brenda shtëpisë së BBVK.