Tahiri për rezultatin e LDK-së: U largua nga njerëzit e saj dhe nga populli, ajo nuk është pronë e askujt – Kush humb duhet të mbaj përgjegjësi
Anëtari i LDK-së. Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për rezultatin e dobët të LDK-së në këto zgjedhje. Ai ka thënë se kjo humbje ka ardhur pasi LDK është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli, dhe se vjen si pasojë e vendimeve të gabuara, shkruan lajmi.net. “Baza ka punuar, aktivistët…
Lajme
Anëtari i LDK-së. Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për rezultatin e dobët të LDK-së në këto zgjedhje.
Ai ka thënë se kjo humbje ka ardhur pasi LDK është larguar nga njerëzit e saj dhe nga populli, dhe se vjen si pasojë e vendimeve të gabuara, shkruan lajmi.net.
“Baza ka punuar, aktivistët kanë sakrifikuar, por zëri i tyre është injoruar. Kjo nuk është LDK-ja në të cilën jemi rritur. LDK nuk është pronë e askujt. Ajo duhet t’u kthehet anëtarëve, popullit, garës dhe guximit për të ndryshuar. Kush humb duhet të mbajë përgjegjësi. Unë jam në anën e atyre që kërkojnë ndryshim të vërtetë dhe rikthim të dinjitetit të LDK-së”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij: