Ironizon Mushkolaj: A mundemi qeto exit-polle me i mbyll krejt, ose bëni exit-polle ose mos bëni fare
Analisti Imeri Mushkollaj ka pasur një kërkesë të hapur përgjatë debatit të sotëm. Ai tha se a është e mundur që të bëhet kërkesë që të mbyllen exit-pollet. Ky deklarim i tij erdhi pasi në shumë raste nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, exit pollet nuk dolën me rezultate të ngjashëm me ato finalet nga…
Lajme
Analisti Imeri Mushkollaj ka pasur një kërkesë të hapur përgjatë debatit të sotëm.
Ai tha se a është e mundur që të bëhet kërkesë që të mbyllen exit-pollet.
Ky deklarim i tij erdhi pasi në shumë raste nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, exit pollet nuk dolën me rezultate të ngjashëm me ato finalet nga KQZ-ja.
“A mundemi me bisedu me exit-pollet me i mshel këto exit-polle o vlla. Po i mbyllim e bëj nga ka një projeksion këtu e ja qëllojmë. Po tringëlloj pak ironik po”,deklaroi Mushkolaj.
“Ose po bëjmë exit-polle, ose s’po bëjmë hiç”./Lajmi.net/