Më pak qytetarë kanë votuar në mëngjes krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, në bazë të të dhënave preliminare nga rreth 94% e vendvotimeve, kanë votuar 165,404 qytetarë, ose 8.27% e 1,999,204 votuesve me të drejtë vote. Ky nivel i pjesëmarrjes është pak më i ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të…

Lajme

28/12/2025 12:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, në bazë të të dhënave preliminare nga rreth 94% e vendvotimeve, kanë votuar 165,404 qytetarë, ose 8.27% e 1,999,204 votuesve me të drejtë vote.

Ky nivel i pjesëmarrjes është pak më i ulët se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 9 shkurt 2025, kur deri në të njëjtën kohë kishin votuar 169,650 qytetarë, ose 8.58% e 1,970,944 votuesve, sipas të dhënave nga rreth 93% e vendvotimeve, transmeton lajmi.net.

KQZ nënvizon se shifra është preliminare dhe pjesëmarrja do të rifreskohet gjatë ditës, ndërsa qytetarët inkurajohen të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Njoftimi i plotë: 

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
| 28 dhjetor 2025
Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues.
Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93% e vendvotimeve, kishin votuar 8.58% apo 169,650 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.
📊 Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen i gjeni këtu:
🕒 Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në 15:30./lajmi.net/