Fatmir Limaj voton dhe bën thirrje tek qytetarët që të vendosin për të ardhmen e Kosovës
Kreu i Nismas Socialdemokrate dhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare. Pas votimit, Limaj ka folur para mediave, duke e cilësuar këtë ditë si një moment kyç për demokracinë dhe vendimmarrjen e qytetarëve. Ai ka bërë thirrje që secili qytetar të shfrytëzojë të…
Lajme
Kreu i Nismas Socialdemokrate dhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Pas votimit, Limaj ka folur para mediave, duke e cilësuar këtë ditë si një moment kyç për demokracinë dhe vendimmarrjen e qytetarëve. Ai ka bërë thirrje që secili qytetar të shfrytëzojë të drejtën e tij për të vendosur për të ardhmen e shtetit.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe për shtetin tonë. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetari për të dhënë mundësi dhe shpresë zhvillimit të shtetit. Shpresoj që çdo qytetar i Kosovës të vendosë për fëmijët tanë, për forcën dhe zhvillimin e shtetit, për funksionimin e tij. Mos harroni, sot vendosni për katër vitet e ardhshme se kujt do t’i lini udhëheqjen e vendit”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe përdorimit të të drejtës për të votuar si një detyrë qytetare dhe kontribuese për të ardhmen e vendit. /Lajmi.net/