Dimal Basha voton në Ferizaj: Sot është ditë feste për demokracinë
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ushtruar sot të drejtën e tij për votë në zgjedhjet parlamentare, duke votuar në një qendër votimi në Ferizaj. Pas hedhjes së votës, Basha ka folur përpara mediave, duke e cilësuar këtë ditë si një festë për demokracinë. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të…
Lajme
Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka ushtruar sot të drejtën e tij për votë në zgjedhjet parlamentare, duke votuar në një qendër votimi në Ferizaj.
Pas hedhjes së votës, Basha ka folur përpara mediave, duke e cilësuar këtë ditë si një festë për demokracinë. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në numër sa më të lartë për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët të votojnë në numër sa më të lartë”, ka deklaruar Basha, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive në procesin zgjedhor. /Lajmi.net/