Mungojnë dy zyrtarët e tavolinave në Fakultetin Filologjik, një kamerë jashtë funksionit

Ende nuk kanë arritur dy zyrtarë të cilët janë paraparë për tavolinën ndihmëse në Fakultetin e Filologjisë. Kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj ka bërë të ditur se për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai po ashtu i ka thënë KosovaPress-it se në vendvotimin me numër 1906/7 nuk është kamera funksionale. Edhe për…

Lajme

28/12/2025 07:41

Ende nuk kanë arritur dy zyrtarë të cilët janë paraparë për tavolinën ndihmëse në Fakultetin e Filologjisë.

Kryesuesi i kësaj qendre, Emanuel Gjolekaj ka bërë të ditur se për këtë është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai po ashtu i ka thënë KosovaPress-it se në vendvotimin me numër 1906/7 nuk është kamera funksionale.

Edhe për këtë, ai tha se e kanë njoftuar KQZ-në.

Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë 6791 qytetarë.