Kaq qytetarë kanë të drejtë të votojnë

2 milionë e 76 mijë e 290 qytetarë, kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të KQZ-së, brenda vendit fjalën e tyre sa i përket përzgjedhjes së përfaqësuesve të legjislaturës së re të Kuvendit kanë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë. Derisa jashtë Kosovës, mundësi për…

Lajme

28/12/2025 07:32

2 milionë e 76 mijë e 290 qytetarë, kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, brenda vendit fjalën e tyre sa i përket përzgjedhjes së përfaqësuesve të legjislaturës së re të Kuvendit kanë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë.

Derisa jashtë Kosovës, mundësi për të votuar patën 77 mijë e 86 votues.

Procesi zgjedhor në territor të Kosovës, do të zhvillohet në 948 Qendra të votimit me 2 mijë e 614 vendvotime.