Voton kryetari i KQZ-së: Pavarësisht kohës së shkurtër, të gjitha përgatitjet i kemi kryer
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në Pejë. Ai ka thënë se KQZ-ja ka kryer të gjitha përgatitjet, pavarësisht kohës së shkurtër. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj qytetarët të dalin e të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nga ana e KQZ-ja të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së…
Lajme
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në Pejë.
Ai ka thënë se KQZ-ja ka kryer të gjitha përgatitjet, pavarësisht kohës së shkurtër.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj qytetarët të dalin e të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Nga ana e KQZ-ja të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër, sfidave, kemi arritur që procesi të fillojë me kohë. Të gjitha trajnimet, logjistike, janë përfunduar me kohë. Dje kemi pas procesin në diasporë që ka shkuar shumë mirë. Proces i qetë”, tha ai.