Oraret e konferencave të KQZ-së dhe statistikat e votimit

Sot, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar disa konferenca për të informuar qytetarët mbi ecurinë e procesit të votimit. 08:00 – Konferenca e parë do të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit, transmeton lajmi.net. 11:30 – Në konferencën e…

Lajme

28/12/2025 07:02

Sot, në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar disa konferenca për të informuar qytetarët mbi ecurinë e procesit të votimit.

  • 08:00 – Konferenca e parë do të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit, transmeton lajmi.net.

  • 11:30 – Në konferencën e dytë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

  • 15:30 – Konferenca e tretë do të prezantojë të dhënat mbi daljen e qytetarëve deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit.

  • 19:30 – Konferenca e katërt do të informojë për përfundimin e votimit, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

Për orën e saktë të konferencës së pestë, ku do të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike, KQZ do të njoftojë më vonë.

Përveç këtyre konferencave, KQZ do të publikojë statistika nga pjesëmarrja e votuesve në platformën e rezultateve në këto orare: 09:00, 13:00 dhe 17:00.

Qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet e KQZ-së për informacione të përditësuara mbi procesin e votimit./lajmi.net/