KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë periudhës me konsum të lartë
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel për të gjithë konsumatorët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të bashkëpunojnë në këtë periudhë kur konsumi është shumë i lartë dhe sistemi është nën ngarkesë. KESCO thekson se stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm jo vetëm për jetën e përditshme, por edhe për…
Lajme
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel për të gjithë konsumatorët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të bashkëpunojnë në këtë periudhë kur konsumi është shumë i lartë dhe sistemi është nën ngarkesë.
KESCO thekson se stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm jo vetëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë organizimin e zgjedhjeve nacionale, transmeton lajmi.net.
Kompania po operon me kapacitete të shtuara, sidomos në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve. Megjithatë, në rastet e ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes.
KESCO sugjeron disa veprime që mund të bëjnë të gjithë për të ndihmuar stabilizimin e furnizimit:
-
Kursimi i energjisë elektrike;
-
Shmangia e përdorimit të pajisjeve me konsum të lartë njëkohësisht;
-
Përdorimi i ngrohjes elektrike me moderim, duke ngrohur vetëm hapësirat ku qëndrohet;
-
Mbajtja e temperaturës rreth 20–21°C.
Kompania apelon që veprimet e vogla nga secili prej konsumatorëve mund të kenë ndikim të madh në ruajtjen e stabilitetit të energjisë për të gjithë./lajmi.net/