Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington ka bërë të ditur se ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në këtë përfaqësi diplomatike.
Sipas njoftimit, qendra e votimit do të qëndrojë e hapur për 12 orë, nga ora 07:00 deri në 19:00, raporton lajmi.net

Qytetarët e regjistruar për të votuar kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre duke përdorur dokumente identifikimi të Kosovës, përfshirë letërnjoftimin, pasaportën apo patentën e shoferit, edhe nëse ato janë me afat të skaduar.
“Vota juaj ka rëndësi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor./Lajmi.net/