Haradinaj: Qytetarët me halle e të rinjtë po ikin, nevojë urgjente që shteti t’iu dalë në krah
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas tubimit që sot partia e tij ka mbajtur në Junik. Haradinaj ka thënë se në tubim kanë folur për problemet e hallet e përditshme të qytetarëve dhe për sfidat që po i rëndojnë familjet. Postimi i plotë: Malet dhe kullat e Junikut janë frymë e qëndresës dhe…
Lajme
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar pas tubimit që sot partia e tij ka mbajtur në Junik.
Haradinaj ka thënë se në tubim kanë folur për problemet e hallet e përditshme të qytetarëve dhe për sfidat që po i rëndojnë familjet.
Postimi i plotë:
Malet dhe kullat e Junikut janë frymë e qëndresës dhe e krenarisë kombëtare dhe pikërisht me gjithë këtë madhështi, ky qytet sot na priti.
U fol për hallet e përditshme të qytetarëve, për sfidat që po i rëndojnë familjet, për të rinjtë që kërkojnë perspektivë në vendin e tyre dhe për nevojën urgjente që shteti të jetë krah qytetarit. U fol për sigurinë, për zhvillimin ekonomik, për dinjitetin e punëtorit, për bujkun, për mësuesin, për mjekun, për veteranin dhe për secilin që e mban këtë vend gjallë me punë e sakrificë.
Junik, faleminderit për mikpritjen, për besimin dhe për forcën që na dhatë!