KEDS garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se ka finalizuar planin operativ për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor 2025. Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS njofton…

Lajme

26/12/2025 14:31

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se ka finalizuar planin operativ për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor 2025.

Pas takimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS njofton se në ditën e zgjedhjeve do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin. Sipas njoftimit, pranë secilit prej 949 vendvotimeve do të ketë ekipe në gatishmëri për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, KEDS ka njoftuar se do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale, ndërsa ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit. Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë gjithashtu në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit.

KEDS thekson se mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal dhe pa pengesa të procesit zgjedhor.

Postimi i plotë: 

📢 NJOFTIM
Pas takimit me 🗳️ Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KEDS ka finalizuar planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen të dielën, 📅 28 dhjetor 2025, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. 🇽🇰
⚡KEDS bënë të ditur se:
👷‍♂️👷‍♀️ Do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin;
📍 Në secili vendvotim (949) do të ketë një ekip në afërsi, për intervenim të shpejtë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme;
🧭 Do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale;
⏱️ Ekipet teknike do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës së votimit;
🚚💻 Kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja IT do të jenë në dispozicion për mbarëvajtjen e procesit.
✅ KEDS mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar në zhvillimin normal të procesit zgjedhor. 💡🗳️./lajmi.net/