Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje të lartë, situata e ajrit në Prishtinë ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Kryeqyteti sonte renditet ndër qytetet me cilësi të mirë të ajrit, transmeton lajmi.net. Të dhënat e fundit të publikuara nga platforma ndërkombëtare IQAir, e cila monitoron cilësinë e ajrit në nivel global, tregojnë se…

Lajme

25/12/2025 23:48

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje të lartë, situata e ajrit në Prishtinë ka shënuar përmirësim të ndjeshëm.

Kryeqyteti sonte renditet ndër qytetet me cilësi të mirë të ajrit, transmeton lajmi.net.

Të dhënat e fundit të publikuara nga platforma ndërkombëtare IQAir, e cila monitoron cilësinë e ajrit në nivel global, tregojnë se niveli i ndotjes në Prishtinë aktualisht është i ulët.

Sipas këtyre matjeve, qytetarët e kryeqytetit po marrin frymë më lirshëm, pas një periudhe me ajër të rënduar dhe kushte të pafavorshme për shëndetin./lajmi.net/