Hamza me thirrje për të zbutur “gjakrat”: Ashpërsimi i gjuhës ka polarizuar shoqërinë dhe ka ndikuar në mosstabilitetin politik
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar gjuhën e ashpër dhe polarizuese që po përdoret në politikën kosovare. Ai ka thënë se gjuha ka qenë mjaft e ashpër në skenën politike, duke polarizuar shoqërinë. Kështu, ka shtuar e duhet gjuha depolarizuese në mënyrë që të ketë efekt të mirë në shoqëri në depolarizim.…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka komentuar gjuhën e ashpër dhe polarizuese që po përdoret në politikën kosovare.
Ai ka thënë se gjuha ka qenë mjaft e ashpër në skenën politike, duke polarizuar shoqërinë.
Kështu, ka shtuar e duhet gjuha depolarizuese në mënyrë që të ketë efekt të mirë në shoqëri në depolarizim.
“Mendoj që është mirë që gjuha me qenë depolarizuese, sepse ashpërimi i gjuhës ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë, dhe kjo ka ndikuar në mos stabilitet politik”, ka thënë ai në t7.