Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Salih Mustafën po mbahen në burgun e Hagës, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës. Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë…
Lajme
Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Salih Mustafën po mbahen në burgun e Hagës, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.
Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.
“E nderuar Familje Mustafa,
Familja Thaçi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj, Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.
Humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.
Në këto ditë pikëllimi, familja jonë shpreh solidaritet të plotë dhe ndan dhimbjen me familjen Mustafa, duke shpresuar që drejtësia dhe njerëzorja të mos mbeten të heshtura përballë këtyre rrethanave.
U prehtë në paqe!
Me respekt,
Familja Thaçi”, thuhet në telegramin e Familjes Thaçi.