Rezervisti izraelit godet me katërrotësh palestinezin që po falej në Bregun Perëndimor

Në pamje të publikuara nga mediat palestineze shihet një kolon izraelit, njëkohësisht reservist në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke goditur me një motoçikletë katërrotëshe një palestinez që po falte namaz anash një rruge. Ngjarja ndodhi në fshatin Deir Jarir, në veri të Ramallahut të Bregut Perëndimor, transmeton gazeta “The Times of Israel”. חייל מילואים על…

Bota

25/12/2025 20:28

Në pamje të publikuara nga mediat palestineze shihet një kolon izraelit, njëkohësisht reservist në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke goditur me një motoçikletë katërrotëshe një palestinez që po falte namaz anash një rruge.

Ngjarja ndodhi në fshatin Deir Jarir, në veri të Ramallahut të Bregut Perëndimor, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Në videon pa zë shihet palestinezi duke u goditur, ndërsa izraeliti që po e drejtonte katërrotëshin kishte pushkë gjysmautomatike të ngjitur pas shpinës.

Rezervisti izraelit zbret nga katërrotëshi dhe i bërtet palestinezit, duke i bërë me gjeste që të largohej nga ai vend, transmeton nacionale.

Koloni izraelit më pas shihet duke iu afruar edhe një taksisti palestinez e duke i bërtitur, para se të kthehej te katërrotëshi e të largohej.

Nuk është e qartë nëse palestinezi që u godit është dërguar në spital ose në çfarë mase është lënduar.

Ushtria izraelite tha se izraeliti që shihet në video është ushtar rezervist i saj, duke shtuar se atij i është konfiskuar arma dhe ai është pezulluar nga shërbimi pas incidentit.