Policia bashkë me OSBE-në certifikojnë 18 ekspertë për armë zjarri

Policia e Kosovës, bashkë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”. Trajnimi është zhvilluar në periudhën 08-19 dhjetor të këtij viti dhe janë certifikuar gjithsej 18 instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri. “Policia e Kosovës…

Lajme

25/12/2025 10:58

Policia e Kosovës, bashkë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), kanë realizuar me sukses trajnimin “Trajnimi i trajnerëve për instruktorë të armëve të zjarrit”.

Trajnimi është zhvilluar në periudhën 08-19 dhjetor të këtij viti dhe janë certifikuar gjithsej 18 instruktorë të Policisë së Kosovës si ekspertë për armë zjarri.

“Policia e Kosovës më këtë trajnim shënon krijimin e një kuadri profesional të një niveli të lartë, duke arritur standardet më të avancuara të kompetencës për instruktorë në këtë fushë, si një bazë e qëndrueshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve institucionale. Policia e Kosovës zotohet se do të vazhdojë zgjerimin e trajnimeve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies, duke aplikuar praktikat dhe standardet më të larta profesionale ndërkombëtare,  në harmoni me dokumentet strategjike, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: