KMDLNJ-ja reagon për faturat e rrymës, e quan ZRRE-në “ndërmarrje kriminale”
Për shumë qytetarë fatura e energjisë elektrike ishte e përballueshme, meqë kishte rritje të madhe krahasuar me muajin paraprak. Për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, që këtë gjë e ka cilësuar si absurde. Madje ata shkojnë edhe më tej, duke e quajtur Zyrën e Rregullatorit…
Lajme
Për shumë qytetarë fatura e energjisë elektrike ishte e përballueshme, meqë kishte rritje të madhe krahasuar me muajin paraprak.
Për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, që këtë gjë e ka cilësuar si absurde.
Madje ata shkojnë edhe më tej, duke e quajtur Zyrën e Rregullatorit për Energji “ndërmarrje të strukturuar kriminale”.
“ZRRE-ja në kundërshtim me ligjin ka fryrë faturat duke diskriminuar qytetarët në baza etnike dhe politike, qytetarët shqiptarë dhe joserbë asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet që u janë bërë”, thuhet në reagim.
KMDLNJ-ja, ndër të tjera, i bën thirrje Prokurorisë së Kosovës që të hetojë punën e ZRRE-së dhe të hetojë kontratat për shitblerje të energjisë elektrike.
“KMDLNJ-ja fton qytetarët që të mbrojnë të drejtat e tyre ekonomike dhe sociale, të kundërshtojnë plaçkitjen përmes faturave jonormale të energjisë elektrike, duke protestuar dhe duke pamundësuar punën e atyre që e planifikojnë vjedhjen, e kryejnë vjedhjen ose nuk e pengojnë këtë”, thuhet ndër të tjera.