Policia e Tiranës me aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë
Është finalizuar në Tiranë operacioni policor i koduar “Labirinti 2”, i cili ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Policia e Shtetit njofton se në kuadër të aksionit janë identifikuar 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike,…
Lajme
Është finalizuar në Tiranë operacioni policor i koduar “Labirinti 2”, i cili ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.
Policia e Shtetit njofton se në kuadër të aksionit janë identifikuar 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre.5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.
Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë shqiptare.