I mori para për të lejuar të kaloj kufirin në Vermicë ilegalisht – Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim ndaj policit dhe serbit që hyri në Kosovë
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy personave. Njëri nga të pandehurit është A.K, zyrtar policor që dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, ndërsa tjetri shtetasi serb, B.c, ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit” dhe “kalimi i…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy personave.
Njëri nga të pandehurit është A.K, zyrtar policor që dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, ndërsa tjetri shtetasi serb, B.c, ka kryer veprën penale “dhënie e ryshfetit” dhe “kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
“Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10min, në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe i veshur me uniformë zyrtare i ka mundësuar B.C., hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit, i ishte ndaluar hyrja në Kosovë nga Policia e Kosovës, për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren”, ka njoftuar Prokuroria në Prizren.
Me këto veprime, A.K., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërkaq B.C., ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” të KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet më tej në komunikatë. /Lajmi.net/