30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Vidosav Mitroviq, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e tentimvrasjes dhe rrëmbimit të Milan Vukashinoviqit. Sipas njoftimit zyrtar nga gjykata, ndaj Mitroviqit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, përkatësisht nga data…

Lajme

22/12/2025 20:06

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Vidosav Mitroviq, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e tentimvrasjes dhe rrëmbimit të Milan Vukashinoviqit.

Sipas njoftimit zyrtar nga gjykata, ndaj Mitroviqit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, përkatësisht nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.

Gjykata vlerëson se caktimi i paraburgimit është i nevojshëm për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale, si dhe për të shmangur rrezikun e ndikimit në dëshmitarë, pengimin e procedurës penale apo ikjen e të pandehurit.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga pranimi i vendimit, ndërsa ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /Lajmi.net/