Besim Kelmendi lirohet nga pozita e U.D Kryeprokurorit- ja çfarë thuhej në kërkesën e tij

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme. Ky takim i jashtëzakonshëm është thirrur pasi U.D i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi ka kërkuar që të largohet nga pozita të cilën mbante pavarësisht se Gjykata Supreme i dha të drejtë atij dhe jo KPK-së të cilët fillimisht kishin votuar për ta larguar atë nga…

Lajme

22/12/2025 14:49

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ky takim i jashtëzakonshëm është thirrur pasi U.D i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi ka kërkuar që të largohet nga pozita të cilën mbante pavarësisht se Gjykata Supreme i dha të drejtë atij dhe jo KPK-së të cilët fillimisht kishin votuar për ta larguar atë nga pozita.

Kelmendi ka kërkuar që të lirohet nga pozita e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Siç jeni në dijeni me aktgjykimin e Supremes të lirohem nga pozita të cilën kam ushtruar nga prilli i vitit 2022. Unë s’kam aplikuar fare për pozitën e Kryeprokurorit dhe në asnjë rast nuk kam shprehur dëshirën për të marrë këtë pozitë, përkundrazi është kërkesa e anëtarëve që të mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Andaj pas analizimit të të gjitha rrethanave dhe situatës së krijuar në KPK dhe pas nxjerrjes së vendimit të Supremes më 16 dhjetor konsideroj se është arritur respektimi i afateve ligjore. Kjo arritje nuk është vetëm e imja, por e shoqërive civile e partnerëve ndërkombëtarë”.

“Andaj pas analizimit të te gjitha rrethanave dhe situatës së krijuar në Këshillin Prokurorial, dhe në veçanti pas nxjerrjes dhe shpalljes së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025, konsideroj së është arritur vendosja e ligjshmërisë dhe respektimi i standardeve ligjore të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi. Kjo arritje nuk është vetëm e imja por e të gjithë individëve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtar, të cilët kanë kërkuar respektimin e ligjshmërisë”.

Kelmendi zotohet se do të punojë me përkushtim për të mirën e sistemit prokurorial.

“Dhe krejt në fund, unë, si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, do të punoj më përkushtimin tim më të madh për të mirën e Sistemit Prokurorial, i pavarur, i pa anshëm dhe me profesionalizëm, ashtu siç më ka vlerësuar Këshilli Prokurorial kur më ka propozuar për të marr çmimin më të rëndësishëm të karrierës time – çmimin më emrin e heroit tonë kombëtar “Sali Çekaj”, si dhe në ditën kur ky Këshill Prokurorial më ka caktuar si Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Është në vullnetin tim për të kontribuar në gjendjen e krijuar në Këshill. Andaj besoj se do të gjeni forcën dhe vullneti për të aprovuar kërkesën time. Ukë do të punoj me përkushtimin tim më të madh për të mirën e Prokurorive”,thuhej ndër të tjerash në letrën e adresuar nga Kelmendi për anëtarët e Këshillit./Lajmi.net/