Arrestohen 6 të dyshuar për skema piramidale dhe bixhoz në Brezovicë, një ndër ta serb
Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, përfshirë 5 qytetarë të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë, pasi janë kapur duke zhvilluar lojëra fati në disa lokale. Gjatë kontrollit të zhvilluar nga njësitë policore, është gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 1.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, te njëri prej të dyshuarve. Të gjithë…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, përfshirë 5 qytetarë të Kosovës dhe një shtetas të Serbisë, pasi janë kapur duke zhvilluar lojëra fati në disa lokale.
Gjatë kontrollit të zhvilluar nga njësitë policore, është gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 1.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, te njëri prej të dyshuarve.
Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Brezovicë / 20.12.2025 – 22:50. Janë arrestuar 6 të dyshuar; 5 prej tyre m/k dhe 1 shtetas i Serbisë për shkak se gjatë kontrollit nga njësitë policore janë hasur në lokale duke zhvilluar lojëra fati. Te njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.01 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.