Një muaj paraburgim për shtatë të akuzuarit për korrupsion

Të enjtën Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion kundër korrupsionit, ku mbetën të arrestuar shtatë persona. Kurse, të dielën Gjykata Themelore në Priështinë ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të arrestuarit. “Gjyqtari i procedurës paraprake pas…

Lajme

21/12/2025 08:41

Të enjtën Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion kundër korrupsionit, ku mbetën të arrestuar shtatë persona.

Kurse, të dielën Gjykata Themelore në Priështinë ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të arrestuarit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., M.B-D., Sh.T., G.L., F.I., J.M. dhe B.D., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, kjo masë është vlerësuar si e duhur për shkak që të mos pengohen hetimet dhe rrjedha e procedurës penale në këtë rast.