Tre vjet pas dorëheqjeve në veri, ekspertët: Punësimi i policëve të rinj vetëm nëpërmjet konkursit
Përkundër rreth 500 dorëheqjeve të zyrtarëve nga komuniteti serb, numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të forcave të rendit në katër komunat në veri, sipas Policisë së Kosovës, është pothuajse i njëjtë me atë të para dorëheqjeve. Vetëm në Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Zubin Potok e Leposaviq, nëpërmjet konkurseve janë punësuar rreth 150 policë të rinj…
Lajme
Përkundër rreth 500 dorëheqjeve të zyrtarëve nga komuniteti serb, numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të forcave të rendit në katër komunat në veri, sipas Policisë së Kosovës, është pothuajse i njëjtë me atë të para dorëheqjeve.
Vetëm në Mitrovicë të Veriut, Zvecan, Zubin Potok e Leposaviq, nëpërmjet konkurseve janë punësuar rreth 150 policë të rinj serbë. Ekspertë të sigurisë thonë se për të mos lejuar ndikime nga Serbia, punësimet e pjesëtarëve nga komuniteti serb, sikur edhe të tjerëve, duhet të bëhen vetëm me konkurs.
Tre vjet më parë, duke zbatuar urdhra politik, në formë të organizuar rreth 500 zyrtarë policorë nga komuniteti serb në veri zhveshën uniformat me flamurin e shtetit të Kosovës.
Menjëherë, për të mos lejuar vakum ishin angazhuar me zyrtarë policorë shqiptar dhe të komuniteteve tjera, por edhe serbë nga komunat tjera që u risistemuan në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.