PDK vazhdon serinë e videove 10-sekondëshe me AI: Pensionistë që mezi mbijetojnë – Keq, Albin
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike. Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar publikimin e një serie të veçantë videosh, përmes së cilës adreson tema të rëndësishme politike dhe ekonomike.
Përmes këtyre videove, PDK jo vetëm që shpalos arsyet pse Bedri Hamza duhet të votohet për Kryeministër të Republikës së Kosovës, por edhe kritikon Albin Kurti dhe qeverinë e tij për dështimet gjatë mandatit.
Veçantia e kësaj serie qëndron në vazhdimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale në komunikimin e fushatës, një qasje që PDK e ka shfrytëzuar edhe më herët, përfshirë edhe në krijimin e këngës së fushatës We Rise Together.
Videot janë shumë të shkurtra, me kohëzgjatje prej rreth 10 sekondash, me pothuajse vetëm një pamje dhe të shoqëruara me dy fjali të qarta, duke përcjellë mesazhe direkte dhe lehtësisht të kuptueshme për qytetarët.
Videoja e tretë, e publikuar sot nga PDK, i referohet kritikës ndaj anashkalimit të pensionistëve nga Qeveria Kurti.
Në video shfaqet një i moshuar teksa numëron paratë mbi tavolinë, ndërsa mesazhi shoqërues thotë: “Pensionistë që mezi mbijetojnë. Keq, Albin.”
Më poshtë gjeni videon e publikuar nga PDK: