KOSTT mohon marrëveshjen për rritje pagash: Nuk ka asnjë vendim të dakorduar
KOSTT sh.a. ka reaguar ndaj deklaratave të Shoqatës Sindikale të KOSTT-it dhe raportimeve të disa mediave, duke mohuar kategorikisht se është arritur ndonjë marrëveshje me menaxhmentin për rritjen e pagave të punonjësve. Në reagimin e saj zyrtar, kompania ka sqaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e arritur dhe se nuk është marrë apo dakorduar asnjë…
Lajme
KOSTT sh.a. ka reaguar ndaj deklaratave të Shoqatës Sindikale të KOSTT-it dhe raportimeve të disa mediave, duke mohuar kategorikisht se është arritur ndonjë marrëveshje me menaxhmentin për rritjen e pagave të punonjësve.
Në reagimin e saj zyrtar, kompania ka sqaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e arritur dhe se nuk është marrë apo dakorduar asnjë vendim lidhur me rritjen e pagave, rarporton lajmi.net
Sipas KOSTT-it, çdo raportim që paraqet dialogun mes palëve si marrëveshje konkrete për rritje pagash është i pasaktë, i pabazuar dhe me qëllime jo të mira.
Kompania thekson se deklarime të tilla nuk i shërbejnë dialogut konstruktiv, krijojnë konfuzion në opinionin publik, dëmtojnë interesin e punonjësve dhe ndikojnë negativisht në besimin dhe imazhin e KOSTT-it si kompani publike.
Postimi i tij i plotë:
𝐍𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐪𝐚𝐭ë𝐧 𝐒𝐢𝐧𝐝𝐢𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐎𝐒𝐓𝐓
KOSTT sh.a. demanton qartë dhe pa ekuivok pretendimet e publikuara nga Shoqata Sindikale e KOSTT-it, si dhe raportimet e disa mediave, se është arritur marrëveshje me Menaxhmentin e KOSTT-it për rritjen e pagave.
Sqarojmë se nuk ka marrëveshje të arritur lidhur me rritjen e pagave, dhe asnjë vendim i tillë nuk është marrë apo dakorduar. Çdo raportim që paraqet dialogun si marrëveshje konkrete për rritje pagash është i pasaktë dhe i pabazuar dhe me qëllime jo të mira.
Deklarimet e tilla nuk i shërbejnë dialogut, krijojnë konfuzion në publik, dëmtojnë interesin e punonjësve dhe ndikojnë në besimin e në imazhin e KOSTT-it si kompani publike.
KOSTT do të vazhdojë dialogun me stafin në frymë bashkëpunimi dhe respekti, duke u angazhuar që çështjet e pagave dhe mirëqenies së punonjësve të trajtohen me seriozitet, transparencë dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Mbetemi të fokusuar në punë dhe rezultate./Lajmi.net/