Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një udhëtari në zonën e arritjeve. Sipas njoftimit të Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik, paratë janë gjetur të fshehura në çorapet e udhëtarit. Bëhet fjalë për 9,300 funta britanike, të cilat sipas kursit zyrtar…
Lajme
Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara gjatë kontrollit të një udhëtari në zonën e arritjeve.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik, paratë janë gjetur të fshehura në çorapet e udhëtarit. Bëhet fjalë për 9,300 funta britanike, të cilat sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehen në 10,611.59 euro, transmeton lajmi.net.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, udhëtarit i është shqiptuar masa administrative prej 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore. Rasti është referuar edhe sektorit të Hetimeve për trajtim të mëtejshëm.
Dogana e Kosovës ka theksuar se forcimi i kontrolleve në pikat kufitare mbetet prioritet, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore, kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe interesave financiare të shtetit.
Njoftimi i plotë: