Kurti e keqpërdor ulësen e kryeministrit, linçon partitë e tjera: Shpresoj t’ia heqin masat Kosovës!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar me gjuhë të urrejtjes kundër partive tjera. Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë në detyrë, Kurti e ka keqpërdorur ulësen e kryeminstrit për të bërë fushatë dhe për të sulmuar oponentët politikë, transmeton lajmi.net. Fillimisht, ai foli për masat e BE-së që po i hiqen Kosovës, duke thënë…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar me gjuhë të urrejtjes kundër partive tjera.
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë në detyrë, Kurti e ka keqpërdorur ulësen e kryeminstrit për të bërë fushatë dhe për të sulmuar oponentët politikë, transmeton lajmi.net.
Fillimisht, ai foli për masat e BE-së që po i hiqen Kosovës, duke thënë se ato ishin të padrejta nga fillimi.
“Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë. Deeskalimi i situatës ishte merit e institucioneve të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda, ai në Banjskë të Zveqanit me 24 shtator 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë, Afrim Bunjaku dhe ai në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok me 29 nëntor 2024 që synonte dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike. Për këto dy sulme, ka aktakzua të ngritura. Për rastin e Banjskës, të gjitha provat dëshmojnë për një plan të përgatiture të përfshirjen dhe financimin e shtetit të Serbisë për të ankesuar veriun e Kosovës përmes struktuarave paramilitare pas një konflikti që do të zgjerohej. Po të mos ishin veprimet në kohë dhe reagimi i shpejtë dhe profesiona i Njësive tona Speciale të Policisë, mëngjesi i 24 shtatorit të vitit 2023 do të na zbardhte një realitet krejtësisht tjetër. Ndërsa për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, provat e grumbulluara dhe informacionet e të arrestuarve gjithashtu konfirmojnë përfshirjen e strukturave ilegale të Serbisë dhe vet shtetit të Serbisë.”
“Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me BE-në. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian për përmbushjen e kritereve për antarësim dhe për të vazhduar si aleat dhe kampion të vlerave demokratike.”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai filloi me gjuhën përçarëse, duke i lënë fajtorë partitë tjera e duke i akuzuar se i kanë shkaktuar dëm të madhë Kosovës.
“Më duhet të ju them edhe diçka! Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga BE-ja, por nga opozita parlamentare. Në muajin e kaluar, përkundër insistimit tonë, Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra, mbi 1 miliard euro në mungesë të vullnetit dhe votës së opozitës. Andaj, uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ja heq masat Kosovës.”, tha ai./lajmi.net/