Nexhmije Karaqi mohon se është arrestuar në aksionin antikorrupsion, paralajmëron veprime ligjore
Pjesëtarja e Avokaturës Shtetërore, Nexhmije Karaqi, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e lidhin atë me operacionin e fundit antikorrupsion, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të premten, Karaqi ka theksuar se nuk është arrestuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me…
Lajme
Pjesëtarja e Avokaturës Shtetërore, Nexhmije Karaqi, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e lidhin atë me operacionin e fundit antikorrupsion, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara.
Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të premten, Karaqi ka theksuar se nuk është arrestuar dhe se nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë. Sipas saj, bëhet fjalë për një keqinterpretim që rrjedh nga përdorimi i inicialeve të njëjta me persona të tjerë të përfshirë në hetime, transmeton lajmi.net.
Ajo ka vlerësuar se publikimi i emrit dhe imazheve të saj përbën shpërndarje të informacionit të rremë, duke theksuar se këto veprime dëmtojnë rëndë reputacionin dhe dinjitetin e saj personal dhe profesional.
Karaqi ka bërë të ditur se raportimet e tilla bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet civile në fuqi, të cilat garantojnë mbrojtjen e të drejtave të personalitetit.
Në fund, ajo ka kërkuar largimin e menjëhershëm të lajmeve të pavërteta dhe ka paralajmëruar inicimin e padive civile ndaj mediave që kanë publikuar këto informacione.
Postimi i plotë: