“Zjarr” në Parlamentin e Shqipërisë, deputeti Belind Këlliçi ndez flakadanë
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndodhur një kaos i vërtetë. Në një video të publikuar nga Euronews Albania, deputeti i PD Belind Këlliçi shihet se si në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë. Një grumbull deputetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës…
Lajme
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndodhur një kaos i vërtetë.
Në një video të publikuar nga Euronews Albania, deputeti i PD Belind Këlliçi shihet se si në çelje të seancës plenare ka ndezur një flakadan teksa qëndronte në zonën e kabinetit të qeverisë.
Një grumbull deputetësh demokratë kanë zaptuar vendet e ministrave të Ramës ndërsa janë të rrethuar nga Garda. Ndërkohë deputetët kanë filluar dhe të hedhin sende dhe ujë në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.