Përqafime e shtrëngime duarsh në Bruksel, Rama publikon videon nga samiti i BE-së

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video përmbledhëse nga samiti i djeshëm Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar në Bruksel. Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë shqiptare shihet krah liderëve europianë dhe atyre të rajonit, përfshirë Antonio Costa, Kaja Kallas, Ursula von der Leyen dhe Marta…

Lajme

18/12/2025 08:57

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video përmbledhëse nga samiti i djeshëm Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, i zhvilluar në Bruksel.

Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë shqiptare shihet krah liderëve europianë dhe atyre të rajonit, përfshirë Antonio Costa, Kaja Kallas, Ursula von der Leyen dhe Marta Kos, teksa shkëmben shtrëngime duarsh dhe përqafime me ta.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë të ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të paqtë sot”, shkruan Rama në postimin e tij.

Në video nuk mungojnë edhe momentet e përzemërta me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Rama shfaqet duke ndërhyrë edhe në videon ku ajo njoftonte për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Samiti u fokusua në Paketën e Zgjerimit 2025 dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, i cili synon afrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Europian, përshpejtimin e reformave dhe adresimin e sfidave të tjera rajonale.