Ilir Meta nesër në SPAK për çështjen e “21 Janarit”
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër në SPAK, ku pritet të japë shpjegime lidhur me ngjarjet e 21 Janarit. Kujtojmë se 3 javë më parë (më 26 nëntor) avokati Kujtim Cakrani, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se ish-presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio…
Lajme
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër në SPAK, ku pritet të japë shpjegime lidhur me ngjarjet e 21 Janarit.
Kujtojmë se 3 javë më parë (më 26 nëntor) avokati Kujtim Cakrani, zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, se ish-presidenti Ilir Meta posedon prova shkresore dhe materiale audio për rastin e “21 Janarit”, ndaj ka kërkuar që të thirret nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit për këtë çështje.
Cakrani tha se Meta është arsyeja kryesore për të cilën ndodhi ajo që avokati e cilëson si kryengritja e 21 Janarit. Sipas tij Meta i ka kërkuar që të paraqesë kërkesë pranë prokurorit Alfred Shehu, që drejtësia ta pyesë në lidhje me këtë dosje.
I pyetur se çfarë do të ndryshojë nëse SPAK merr në dorëzim provat e reja që posedon Ilir Meta për “21 Janarin”, Cakrani tha: “Gjenden autorët”.
Pak ditë më parë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur 4 persona mbetën të vrarë gjatë një proteste të opozitës përballë Kryeministrisë.