Seanca e radhës për Banjskën mbahnet më 16 janar
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca për sulmin në Banjskë. Në këtë seancë, para trupit gjykues kanë dal tre të akuzuar për këtë sulm, Dushan Maksimoviqin, Vladimir Toliqin dhe Blagoje Spasojeviqin. Trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 16 janar 2026, me fillim nga ora 09:30, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca për sulmin në Banjskë.
Në këtë seancë, para trupit gjykues kanë dal tre të akuzuar për këtë sulm, Dushan Maksimoviqin, Vladimir Toliqin dhe Blagoje Spasojeviqin.
Trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 16 janar 2026, me fillim nga ora 09:30, shkruan lajmi.net.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e 6 dhjetorit 2024, i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve të lartpërmendur kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Kurse, Gjykata e Apelit më 13 mars 2025 njoftoi se ka marrë vendim, me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilën u konfirmua aktakuza ndaj të akuzuarve në rastin “Bajska”.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, për të cilët është veçuar procedura penale.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq.