Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se më 26 dhjetor do të organizohet pritja tradicionale e fundvitit me mërgatën, ngjarje kjo që do të mbahet në hotelin “Emerald”, duke filluar nga ora 18:00. Në ftesën zyrtare thuhet se pritja organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës, e…
Lajme
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se më 26 dhjetor do të organizohet pritja tradicionale e fundvitit me mërgatën, ngjarje kjo që do të mbahet në hotelin “Emerald”, duke filluar nga ora 18:00.
Në ftesën zyrtare thuhet se pritja organizohet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e mërgatës, e cila sipas Presidencës, ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në lirinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, kjo pritje po organizohet vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, një kohë kjo që po ngjall vëmendje dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik, duke pasur parasysh peshën politike dhe simbolike që ka mërgata në proceset zgjedhore në Kosovë.
Nga Zyra e Presidentes nuk është dhënë ndonjë sqarim shtesë lidhur me kohën e përzgjedhur për këtë ngjarje, ndërsa të ftuarit janë lutur që pjesëmarrjen ta konfirmojnë deri më 24 dhjetor. /Lajmi.net/
