Konjufca për këngën e Edona Llalloshit dedikuar Kurtit: Këngë dhe përmendore njerëzve të gjallë nuk u bëhet
Edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë tejet kritik ndaj kandidates për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi. Konjufca deklaroi se nuk pajtohet fare me atë se si ajo i këndoi Albin Kurtit gjatë një tubimi me mërgimtarë në Zvicër. Madje ai tha se edhe vetë Kurti beson se e mendon këtë, pasi…
Lajme
Edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë tejet kritik ndaj kandidates për deputete nga radhët e VV-së, Edona Llalloshi.
Konjufca deklaroi se nuk pajtohet fare me atë se si ajo i këndoi Albin Kurtit gjatë një tubimi me mërgimtarë në Zvicër.
Madje ai tha se edhe vetë Kurti beson se e mendon këtë, pasi edhe Kurti thotë se njeriut nuk i qitet kangë për së gjalli.
“Ja nuk e pasna ni… qe hera e parë. Unë mendoj se… bile edhe Kurti, sepse e njoh shumë mirë, ai e ndan mendimin se për së gjalli njerit nuk i qitet kangë. Besoj që pajtohet Kurti në këtë pikë. Përmendorja është mirë me iu ngrit vetëm heronjve, që janë figura madhështore. Përmendore e këngë i bëhet, Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës, figurave të cilave shoqëria pasi të vdesin ua qet bilancin. Përmendore munden me të ba për së gjalli veç shoqnitë tjera, popuj tjerë ka kuptim. Por, na njëri-tjetrit, përmendore edhe kangë nuk është mirë.” – tha ai./Lajmi.net/