Qeveria austriake vendos për ndalimin e shamive në shkolla dhe gjoba deri në 800 euro për prindërit që nuk e respektojnë rregullin

Parlamenti i Austrisë ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndalimin e mbajtjes së shamive në shkolla për vajzat nën 14 vjeç. Përkundër mbështetjes së gjerë parlamentare, vetëm partia e të Gjelbërve votoi kundër, duke e kundërshtuar masën, transmeton lajmi.net. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vendimin, duke e cilësuar atë si…

Bota

12/12/2025 09:53

Parlamenti i Austrisë ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndalimin e mbajtjes së shamive në shkolla për vajzat nën 14 vjeç.

Përkundër mbështetjes së gjerë parlamentare, vetëm partia e të Gjelbërve votoi kundër, duke e kundërshtuar masën, transmeton lajmi.net.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vendimin, duke e cilësuar atë si diskriminues dhe të rrezikshëm për rritjen e ndasive shoqërore.

Sipas ministres së Integrimit, Claudia Plakolm, ligji do të zbatohet plotësisht në fillim të vitit të ri shkollor, në shtator 2026.

Para kësaj, në muajin shkurt do të nisë një periudhë informuese për mësuesit, prindërit dhe nxënësit, gjatë së cilës nuk do të aplikohen masa ndëshkuese.

Ndëshkimet pritet të hyjnë në fuqi më pas, duke paraparë gjoba prej 150 deri në 800 euro për prindërit që nuk e respektojnë rregullin.

Qeveria vlerëson se rreth 12 mijë vajza mund të preken nga ky ligj./lajmi.net/