Policia shqiptare arreston 39 vjeçarin që dogji një veturë 100 mijë euroshe, publikon pamjet e aktit

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arritur të identifikojë dhe ta arrestojë një burrë 39-vjeçar që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin. “Menjëherë pas…

Lajme

10/12/2025 14:35

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arritur të identifikojë dhe ta arrestojë një burrë 39-vjeçar që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip “Audi” në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Price”, brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta”, tha Policia e Shtetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

Ndërkohë, në faqen zyrtare në Facebook, policia publikoi edhe pamjet e djegies së veturës.

Policia shqiptare kap 39-vjeçarin që dogji një veturë 100 000 euroshe, publikon pamjet e aktit.