Raportuesi për Kosovën në PE, Terras: BE-ja duhet të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës
Raportuesi për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Riho Terras është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani. Me këtë rast, Teras bëri të ditur se me Osmanin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruar për 28 dhjetor. Gjatë takimit, Terras theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të rishikojë…
Lajme
Raportuesi për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Riho Terras është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Teras bëri të ditur se me Osmanin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të paralajmëruar për 28 dhjetor.
Gjatë takimit, Terras theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të rishikojë qasjen ndaj Kosovës, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të vendosura më herët nga BE-ja.
Siç tha ai, normalizimi i marrëdhënieve dhe mbështetja për institucionet demokratike në Kosovë kërkojnë angazhim konstruktiv nga ana e Bashkimit Evropian, ndërsa masat aktuale , sic shpreh ai “nuk i shërbejnë stabilitetit dhe progresit”.
Takimi vjen në një periudhë dinamike politike në Kosovë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhjet e reja dhe synon avancimin e procesit të integrimit evropian.
Masat e BE-së për Kosovën u vendosën në qershor të vitit 2023, si reagim ndaj eskalimit të tensioneve në veri të vendit./Lajmi.net/