Ambasada e Gjermanisë kritikon partitë në Kosovë: Tubimet elektorale nuk janë të lejuara në Gjermani në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dal me një reagim kritikues ndaj partive në Kosovë. Në reagimin e bërë, ambasada gjermanë ua ka rikujtuar partive se nuk lejohet të bëjnë tubime elektorale tre muaj para zgjedhjeve, transmeton lajmi.net. “Siç kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’ju kujtojmë se, si rregull, ngjarjet e…

Lajme

10/12/2025 11:44

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dal me një reagim kritikues ndaj partive në Kosovë.

Në reagimin e bërë, ambasada gjermanë ua ka rikujtuar partive se nuk lejohet të bëjnë tubime elektorale tre muaj para zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.

“Siç kemi një diasporë të madhe kosovare në Gjermani, dëshirojmë t’ju kujtojmë se, si rregull, ngjarjet e fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.

VV dhe LDK kanë paralajmëruar disa tubime elektorale në diasporë./lajmi.net/