“Kurrfarë dijenie s’kam pasë” – flet para gjykatës Tom Doda, personi që ia shiti armën Naim Murselit e cila u përdor në vrasjen e Liridona Ademajt

Sot po zhvillohet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Para trupit gjykues sot është paraqitur i dënuari për shitje të armës tek Naim Murseli, Tom Doda. Në sallë nga pala e dëmtuar është vëllai i viktimës, Liridonës, transmeton lajmi.net. Tom Dodës kur i është dhënë fjala, ai e ka ngushëlluar familjen…

Lajme

10/12/2025 11:09

Sot po zhvillohet seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para trupit gjykues sot është paraqitur i dënuari për shitje të armës tek Naim Murseli, Tom Doda.

Në sallë nga pala e dëmtuar është vëllai i viktimës, Liridonës, transmeton lajmi.net.

Tom Dodës kur i është dhënë fjala, ai e ka ngushëlluar familjen e Liridonës dhe ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.

“Kurrfarë dijeni nuk kam pasur”, tha Dodaj, duke u arsyetuar se nuk e ka ditur se arma që ia shiti Murselit do të përdorej për vrasjen e Liridona Ademit./lajmi.net/