Zyrtare: Lahuta shqiptare bëhet pjesë e UNESCO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Lahuta, instrument tradicional muzikor i kulturës shqiptare, është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s për mbrojtje urgjente. Rama e ka vlerësuar këtë vendim si një njohje ndërkombëtare të rëndësisë historike dhe kulturore të Lahutës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Lahuta, instrument tradicional muzikor i kulturës shqiptare, është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s për mbrojtje urgjente.
Rama e ka vlerësuar këtë vendim si një njohje ndërkombëtare të rëndësisë historike dhe kulturore të Lahutës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditës shqiptare, transmeton lajmi.net.
“Një ditë e madhe për kulturën tonë, për Lahutën dhe për trashëgiminë shqiptare,” ka shkruar kryeministri, duke e cilësuar këtë si një fitore për identitetin kombëtar dhe për ruajtjen e pasurisë kulturore jomateriale./lajmi.net/