Ambasada e Italisë në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk vlejnë më nga 3 gushti 2026
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar qytetarët italianë se kartat e identitetit në letër (CIC) do të pushojnë së qeni të vlefshme nga 3 gushti 2026, pavarësisht datës së skadimit të shënuar në dokument. Sipas njoftimit, ky ndryshim vjen në zbatim të Rregullores së Bashkimit Evropian (BE) nr. 1157/2019, pasi kartat e identitetit në…
Lajme
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka njoftuar qytetarët italianë se kartat e identitetit në letër (CIC) do të pushojnë së qeni të vlefshme nga 3 gushti 2026, pavarësisht datës së skadimit të shënuar në dokument.
Sipas njoftimit, ky ndryshim vjen në zbatim të Rregullores së Bashkimit Evropian (BE) nr. 1157/2019, pasi kartat e identitetit në letër nuk i plotësojnë më standardet e sigurisë të kërkuara për dokumentet e identitetit dhe të udhëtimit.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve italianë që banojnë në këtë distrikt konsullor dhe që posedojnë kartë identiteti në letër, të kalojnë në Kartën Elektronike të Identitetit (CIE).
Sipas njoftimit, CIE mund të lëshohet edhe para skadimit të dokumentit në letër, vetëm me termin paraprak, i cili duhet të rezervohet përmes platformës “Prenot@mi”, duke ndjekur udhëzimet në faqen zyrtare të ambasadës. /Lajmi.net/