Aksident në Leshan të Pejës, tre persona të lënduar
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Leshan të Pejës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda dhe se të lënduarit…
Lajme
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Leshan të Pejës.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.
“Sipas informacioneve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve që e hetojnë rastin”, deklaroi Gashi. /Lajmi.net/