Detaje – Pse u arrestua i dyshuari në Gjilan që thuhet se “keqtrajtua” nga Policia dhe si nisi ta shpërndante drogën rrugës
Nën prangat e policisë dy ditë më parë përfundoi një person në Gjilan. Si fillim rasti u raportua se si zyrtarët policorë e keqtrajtuan qytetarin gjatë arrestimit dhe se si dëgjoheshin britmat në këtë rast. Por çfarë ndodhi në të vërtet. Lajmi.net mëson se në fakt i dyshuari në këtë rast ishte ndaluar për shkak…
Lajme
Nën prangat e policisë dy ditë më parë përfundoi një person në Gjilan.
Si fillim rasti u raportua se si zyrtarët policorë e keqtrajtuan qytetarin gjatë arrestimit dhe se si dëgjoheshin britmat në këtë rast.
Por çfarë ndodhi në të vërtet.
Lajmi.net mëson se në fakt i dyshuari në këtë rast ishte ndaluar për shkak të dyshimit mbi posedimin e narkotikëve, e në momentin kur u tentua të ndalohet nga Policia, i njëjti ka filluar që atë ta shpërndajë rrugës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani.
“Raportohet se njësiti policor ka arritur ta ndaloj automjetin VW Golf me targa lokale i cili me herët nuk ju kishte ndalë policisë, dhe gjatë arrestimit dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë shfaqur rezistencë duke i penguar zyrtarët policor. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 9.66 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmani.
E për këtë rast, masa mori edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se me të marrë informatën, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas njoftimit të bërë nga IPK, tanimë është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë si të dyshuar për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar apo autorizimeve publike”./Lajmi.net/