Voziti më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar, Policia gjobit me 500 euro 19 vjeçarin në Ferizaj
Policia në Ferizaj, dje rreth orës 21:26, ka ndaluar një shofer 19 vjeçar me inicialet O.H, që gjatë lëvizjes të veturës BMW X3, duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonën ku lejohej 50 km/h. Shoferit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë e ndalimit të drejtimit të…
Lajme
Policia në Ferizaj, dje rreth orës 21:26, ka ndaluar një shofer 19 vjeçar me inicialet O.H, që gjatë lëvizjes të veturës BMW X3, duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonën ku lejohej 50 km/h.
Shoferit i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë e ndalimit të drejtimit të veturës në Kosovë për 12 muaj, shkruan lajmi.net.
“Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën zyrtare të policisë. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Policia do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve me radarë në të gjitha rrugët e rajonit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: