Sot afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Sot është afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit brenda komunës, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. “Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit”, deklaroi KQZ-ja dje, transmeton lajmi.net. Qendrën tuaj të votimit mund ta ndërroni online ose në zyrën e komisionit…
Lajme
Sot është afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit brenda komunës, me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
“Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit”, deklaroi KQZ-ja dje, transmeton lajmi.net.
Qendrën tuaj të votimit mund ta ndërroni online ose në zyrën e komisionit komunal të zgjedhjeve, në komunën ku banoni.
Njoftimi i KQZ-së dje:
Verifiko Qendrën tënde të Votimit!
Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 6 dhjetor 2025
Deri më tani, 16.100 votues kanë aplikuar për të ndryshuar Qendrën e tyre të Votimit.
Online: https://qv.kqz-ks.org/sq/
Në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tënde
Për më shumë informata:
WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
Telefono pa pagesë: 0800 55 555./lajmi.net/